
Përveç përqendrimit në zhvillimin e rrjeteve të infrastrukturës së energjisë, vendet e rajonit të Europës Juglindore kanë filluar të bashkëpunojnë për krijimin e një tregu rajonal të energjisë (TRE). Komisioni Europian ka udhëhequr punën në këtë fushë dhe ka propozuar që shtetet të hapin tregjet e tyre kombëtare të energjisë, bazuar në rregullat që janë aktualisht në fuqi dhe që po zhvillohen nga Bashkimi Europian dhe që po integrohen brenda Tregut të Brendshëm të Energjisë në BE. Praktikisht, kjo do të thotë që shtetet e Europës Juglindore duhet të krijojnë modele të përshtatshme të tregut kombëtar të energjisë në përputhje me Direktivën e BE-së për Energjinë (Direktiva 2003/54/KE) dhe me legjislacionin dytësor. Ky propozim është diskutuar në detaje dhe është arritur një marrëveshje paraprake në Forumin e parë Rregullator të Energjisë për Evropën Juglindore (FREEJL), të mbajtur në Athinë më 13-14 qershor 2002. Një marrëveshje përfundimtare është arritur në Memorandumin e Mirëkuptimit të Athinës, nënshkruar më 15 nëntor 2002.
Në mbështetje të procesit, Komisioni ka financuar themelimin e një Sekretariati për Komunitetin e Energjisë (SBE) në nivel rajonal dhe do të ndihmojë në ndërtimin e mekanizmave të nevojshme për funksionimin e saktë të Strukturës Rajonale për Zhvillimin e Tregut të Energjisë në Europën Juglindore. Ai vepron në bashkëpunim të ngushtë dhe nën mbikëqyrjen e Komisionit Europian dhe i raporton rregullisht Komisionit Europian dhe aktorëve përkatës kur konsiderohet e përshtatshme.
Këshilli i Ministrave përshtati më 9 dhjetor 2005 Dokumentin e Strategjisë për Tranzitimin e Energjisë Elektrike. Ky dokument u përshtat pas një procesi konsultimi substancial i cili përfshiu të gjithë aktorët e procesit të Athinës. Qëllimi i tij nuk është vendosja e ndonjë pale përpara detyrimit, por është arritja e konsensusit mbi sfidat dhe ofrimi i disa sugjerimeve paraprake sesi mund të kapërcehen ato në një bazë të përgjithshme.
Çështjet kryesore që do të trajtohen nga Dokumenti i Strategjisë së Energjisë janë:
Një vëmendje e veçantë duhet t'u kushtohet aspekteve sociale të reformës
Komisioni Europian zhvilloi një dokument për opsionet e tregut
në Tregun Energjetik të Europës Juglindore, i cili u diskutua në
mënyrë të hollësishme në Forumin e 6-të dhe të 7-të të Athinës,
dhe më në fund, Palët e Traktatit ranë dakord për një trajtim që
thekson elementet bazë të modelit të tregut, veçanërisht kërkesat
e legjislacionit të BE-së.
Përmirësimi i ekuilibrit ndërmjet kërkesës dhe ofertës për energji është jetik për nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik në Europën Juglindore. Kjo kërkon një angazhim të plotë nga vendet e rajonit kundrejt reformave të orientuara drejt tregut në mënyrë që: të përmirësohet ruajtja dhe efikasiteti i energjisë në përgjithësi, të reduktohet intensiteti shumë i lartë i prodhimit të energjisë krahasuar me standardet ndërkombëtare, të fuqizohen kapacitetet institucionale kombëtare dhe të përshtatet legjislacioni dhe rregullat sipas standardeve dhe praktikave të BE-së. Ajo gjithashtu nënkupton që vendet duhet të jenë të përgatitura për të përfituar plotësisht nga të ardhurat e konsiderueshme që mund të vijnë nga tregtimi i energjisë ndërmjet tyre dhe me fqinjët gjithashtu. Kjo nënkupton që ndarja aktuale e furnizimit me energji është kapërcyer nëpërmjet bashkëpunimit midis enteve të ndryshme të interesuara dhe nëpërmjet lidhjes/rilidhjes fizike të rrjetit. Si rrjedhojë, një trajtim rajonal i furnizimit me energji, ofron avantazhe të mëdha, si në aspektin e shfrytëzimit të përmirësuar të furnizimit ekzistues dhe të kapaciteteve të prodhimit, ashtu edhe në optimizimin e investimeve në të ardhmen. Gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë nisma të mëdha për realizimin e këtyre objektivave, si në sektorët e energjisë, ashtu edhe në ato të gazit natyror.
Duke u bazuar në Memorandumin e nënshkruar të Mirëkuptimit të viteve 2002 dhe 2003, të ashtuquajturin Memorandum i Athinës, Komisioni Europian në përputhje me kufizimet ligjore të nenit 300 të Traktatit të KE-së (Traktati i Nices) - siguroi një udhëzim për negocim nga Këshilli më 14 maj 2004 për të vendosur një marrëveshje me detyrime ligjore, duke pasur në thelb të njëjtën përmbajtje me të dy Memorandumet.
Nënshkrimi i Traktatit të Komunitetit të Energjisë nënkupton që Bashkimi Europian dhe nëntë partnerët e Europës Juglindore - Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Shqipëria, Rumania, Bullgaria dhe UNMIK-u në emër të Kosovës - do të krijojnë kuadrin ligjor për një treg të integruar të energjisë. Negociatat me Turqinë janë në vazhdim për t'iu bashkuar traktatit në një fazë të mëvonshme.
Zhvillimi i Tregut Rajonal të Energjisë koordinohet nga Komisioni Europian dhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (SKE). Sekretariati merret me punën e përditshme të Komunitetit të Energjisë dhe merret gjithashtu edhe me punën analizuese, që të dyja këto detyra nën koordinimin e Komisionit. Sekretariati është gjithashtu një nga institucionet më të rëndësishme të Traktatit dhe i vetmi që është i pavarur nga palët e Traktatit.
Sektori i energjisë në Europën Juglindore ka një plan rajonal afatmesëm dhe afatgjatë për reforma, i cili është vendosur në Memorandumin e Mirëkuptimit në Athinë, nënshkruar më 15 nëntor 2002. Sipas këtij Memorandumi Mirëkuptimi, anëtarët me të drejta të plota të Komunitetit të Energjisë u detyruan që të implementonin legjislacionin kombëtar duke krijuar rregullatorët e energjisë dhe operatorët e sistemit të transmetimit nga qershori i vitit 2003 dhe për të hapur tregun për të gjithë konsumatorët jo familjarë nga qershori i vitit 2005.
Ky plan i reformës u zgjerua për të mbuluar tregun e gazit natyror sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të Athinës në vitin 2003, i cili i detyron anëtarët me të drejta të plota të Komunitetit të Energjisë që të implementojnë legjislacionin kombëtar në përputhje me Direktivat 2003/54/KE (energjia), 2003/55/KE (gazi), 85/337/KEE (vlerësimi i ndikimit në mjedis), 1999/32/KE (reduktimi i përmbajtjes së squfurit te karburantet) dhe 2001/80/KE (impiantet e mëdha të djegieve). Më 1 korrik 2005 kërkohet përshtatja e legjislacionit megjithëse datat për implementimin mund të jenë më të vona se ato që zbatohen për Vendet Anëtare të BE-së.
Angazhimet kryesore janë:
Standardizimi i këtij procesi fillon së shpejti. Planet e veprimit për implementimin afatgjatë të Tregut Rajonal të Elektricitetit (TRE) po hartohen në nivel rajonal nga Këshilli i Rregullatorëve Europianë të Energjisë (KREE) dhe në nivel kombëtar nga kontraktuesit e EuropeAid në emër të Komisionit Europian për implementimin nga viti 2004.